Tetë muaj pas zgjedhjeve, konstituohet Kuvendi i Kosovës

Tetë muaj pas zgjedhjeve, konstituohet Kuvendi i Kosovës

Gjashtë muaj pas seancës së parë konstituive, deputetët e legjislaturës së nëntë, të premten, e 10 tetorit kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar. Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe. Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi...