Drejtoi Serbinë në Elbasan, ish-trajneri: Atëherë luajtëm për prestigj, kjo ndeshje është shumë më e rëndësishme

Drejtoi Serbinë në Elbasan, ish-trajneri: Atëherë luajtëm për prestigj, kjo ndeshje është shumë më e rëndësishme

Ish-trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiçi, ka folur për përballjen e nesërme në emisionin “SportSKidan”. Trajneri që udhëhoqi serbët në Elbasan 10 vite më parë është shprehur se kjo sfidë është edhe më e rëndësishme, pasi në lojë është vendi i dytë në grup. Çurçiçi beson se presioni është ende po aq i lartë, ndërsa thekson se Milenkoviçi e Lukiçi do të jenë mungesa mjaft të mëdha për ekipib kombëtar serb. “Mendoj se është mjaft e ngjashme. Kur bëhet fjalë për rëndësinë garuese, kjo ndeshje është shumë më domethënëse dhe e rëndësishme se ndeshja e asaj kohe, për arsyen e thjeshtë se humbëm të gjitha shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian për arsye të njohura. Megjithatë, ishte një ndeshje prestigji, presioni ishte i madh dhe...