Putin kritikon Nobelin që nuk i dha Çmimin për Paqen, Trump e falënderon

Putin kritikon Nobelin që nuk i dha Çmimin për Paqen, Trump e falënderon

Bota E Premte, 10 Tetor 2025 20:13 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar komitetin që diskutoi Çmimin Nobel për Paqen, pasi ky çmim nuk iu dha Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Putin pohon se ky çmim e ka humbur besueshmërinë, pasi sipas tij, i është dhënë njerëzve që nuk kanë bërë asgjë për botën. “Ky çmim ka humbur besueshmërinë. Komiteti diskutoi çmimin për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për botën”, tha mes të tjerash Putin. “Ai zgjidh probleme komplekse, kriza që zgjasin me dekada”, tha më tej Presidenti Putin, duke iu referuar Presidentit Trump. Nga ana tjetër Trump e ka falënderuar Presidentin Putin për deklaratat e tij. “Faleminderit Presidentit Putin!”, shkroi Trump në rrjetet sociale