Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Putin: Marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri
Presidenti Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se Rusia po zhvillon armë të reja strategjike dhe se mungesa e një vendimi nga SHBA për zgjatjen e marrëveshjes “New START” nuk do të ishte problem i madh për Moskën. Marrëveshja, që vendos kufij për kokat bërthamore, skadon vitin e ardhshëm. Duke folur gjatë një samiti në Taxhikistan, Putin tha se një garë e re armatimesh ka nisur dhe Rusia është e gatshme të zgjasë marrëveshjen nëse SHBA bën të njëjtën gjë. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë testimet dhe zhvillimin e armëve bërthamore të gjeneratës së re. “Ne jemi gati të negociojmë, por nëse amerikanët nuk e duan, nuk është problem i madh për ne,” tha Kreu i Kremlinit. Putin paralajmëroi gjithashtu për mundësinë...