Të gjithë gati për ‘finalen’, Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare!

Të gjithë gati për ‘finalen’, Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare!

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp, ndërsa foli ndeshjen që do të mbahet në Leskovac më 11 tetor, theksoi se sfida me Serbinë është vendimtare. “Jam shumë dakord që nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Më e rëndësishmja më duhet ta them është se sfida me Serbinë është vendimtare”, u shpreh ai, duke shtuar: “Janë ndeshje të ndryshme, siç e pamë edhe në Tiranë. Besoj se do jetë ndeshje e bukur”, tha ai.