Kjo pretendohet të jetë “makina elektrike që karikohet më së shpejti në botë”

Kjo pretendohet të jetë “makina elektrike që karikohet më së shpejti në botë”

Prodhuesi kinez Zeekr ka prezantuar versionin e përmirësuar të 001, që duket të jetë makina elektrike më shpejt karikuese në botë. Falë baterisë “Golden Brick” 95 kWh dhe arkitekturës 900-volt, modeli ngarkohet nga 10-80% brenda vetëm 7 minutash.Makinë me dy motorë ofron 912 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h në vetëm 2.83 sekonda. Versioni me bateri 103 kWh rrit distancën deri në 437 milje, por me karikim pak më të ngadaltë, vetëm 10 minuta. Zeekr 001 vjen me tavan panoramik LED, ekran 39.3 inç HUD dhe sistem të avancuar infotainment. Dorëzimet për klientët pritet të fillojnë brenda disa ditëve. /Telegrafi/