Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Endri Shabani: Gjykata Kushtetuese duhej të kishte pezulluar menjëherë zgjedhjet në Tiranë
Endri Shabani, përfaqësues i Nismës Thurje, në një intervistë për Ora News, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për vonesën në marrjen e vendimit për pezullimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. “Gjykata Kushtetuese duhej ta kishte marrë këtë vendim që në momentin e parë që pati një ankim,” u shpreh Shabani, duke theksuar se pezullimi i procesit zgjedhor është një hap i ndërmjetëm dhe teknik, i cili nuk kërkon një shqyrtim të thelluar për të vendosur. Ai kujtoi se, në atë kohë, Gjykata Kushtetuese argumentoi se një vendim i ndërmjetëm nuk ishte i nevojshëm, me arsyetimin se pezullimi ishte automatik pas dorëzimit të ankimimit. Megjithatë, sipas Shabanit, vonimi për të marrë një vendim formal për pezullimin...