Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë (Emri)
Një 38-vjeçar nga Vlora, i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në lagjen “Kushtrimi” të qytetit. Adjol Kushtaj, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, të datës 23 nëntor 2023, ai është dënuar për: Kultivim të bimëve narkotike; Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike; Trafikim të narkotikëve; Krim të kryer në bashkëpunim Arrestimi i tij u bë pas koordinimit mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksionit Operacional në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpolin. Kushtaj ndodhet tani në paraburgim, në pritje të procedurave për ekstradim drejt Italisë.