Kërcënoi gjykatësit, arrest me burg edhe për xhaxhain e Elvis Shkambit

Kërcënoi gjykatësit, arrest me burg edhe për xhaxhain e Elvis Shkambit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi se do të vrasin edhe gjyqtarë të tjerë nëse dënohet nipi i tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja. Gjykata dha masën “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, i cili kishte deklaruar: “Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush”. Më herët gjatë ditës, familja e Gjovalin Shkambit kishte kërkuar publikisht ndjesë për deklaratat e tij. “E nisim këtë mesazh duke...