Serbi-Shqipëri, ja prognoza e supersfidës ballkanike nga mediat e huaja dhe kompanitë e basteve

Serbi-Shqipëri, ja prognoza e supersfidës ballkanike nga mediat e huaja dhe kompanitë e basteve

Data e ndeshjes: E shtunë, 11 tetor 2025Ora: 20:45Stadiumi “Dubocica”, Leskovac Një tjetër mbrëmje kualifikuese për Botërorin 2026 me tension të lartë. Serbia pret Shqipërinë në një ndeshje që teston krenarinë, durimin dhe fuqinë, por mpleks edhe rivalitete historike e politike. Serbia humbi 5-0 ndaj Anglisë, ndërsa Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Letonisë, në sprovat e fundit respektive para përplasjes direkte, vendimtare për vendin e dytë në grup, ose e thënë ndryshe “play off”-in e Botërorit. Lajmet pikante mbi dy kombëtaretSerbiaNikola Milenkoviç është i pezulluar, Milos Veljkoviç pritet të zëvendësojë në qendër të mbrojtjes. Dušan Vlahoviç dhe Aleksandar Mitroviç janë gati për sulmin. Aleksandar Pavloviç dhe Sasa Lukiç rikthehen në mesfushë. Serbia do të kërkojë rikthimin te fitorja, pas turpërimit 5-0 ndaj Anglisë. ShqipëriaPa shqetësime të...