Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit. Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një jetë të tërë mbi falsifikime, identitete të vjedhura dhe gënjeshtra të sofistikuara. Historia e Alban Muços fillon shumë më herët se sa arrestimi i sotëm në Sarandë. Ai është një personazh i përsëritur në dosjet penale shqiptare, i dënuar disa herë për mashtrim, falsifikim dhe përvetësim të detyrës shtetërore. Në vitin 2002, Gjykata e Fierit e dënoi me 10 vjet burg për një seri veprash penale që përfshinin falsifikim dokumentesh,...