Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Burg vrasësit të gjyqtarit Kalaja, zbardhet dëshmia e plotë e autorit/ “Elvis Shkambi u pendua”, avokati: Xhaxhai nuk dinte asgjë për planin e nipit
Në një prej sallave të saj me dyer të mbyllura gjyqtarja Marinela Osmani dha masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar për vrasjen e kolegut të saj Astrit Kalaja. Për shkak të klimës së krijuar gjykata u rrethua nga forca policie teksa jashtë saj qëndronin dhjetëra familje të Elvis e Gjon Shkambit. Ndryshe nga qëndrimi pak minuta pas vrasjes teksa qëndronte i qetë në oborrin e gjykatës së apelit, në kafazin e qelqtë para gjyqtares Osmani 30-vjeçari Elvis Shkambi u shfaq i penduar dhe nisi fjalën e tij me një ndjesë për familjen e gjyqtarit kalaja, të cilit i mori jetën duke e qëlluar me 3 plumba pistolete. “Ndihem thellësisht i penduar. I kërkoj falje publike familjarëve të gjyqtarit Kalaja. Dhe familjes Kurtaj i...