Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E rëndë! Dhunohet barbarisht punonjësi i pastrimit në Vlorë, dy persona i zunë pritë me furgon
punonjesi VLORË-Një sulm i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. 70-vjeçari ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës. I moshuari ka dëshmuar se dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim. Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen./ZËRI