Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pezulloi dekretin për Tiranën, Berisha përshëndet vendimin e Kushtetueses: Akt i një rëndësie të madhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të planifikuara për 9 nëntor. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi vendimin si “një akt me rëndësi të madhe”, duke nënvizuar se ai është tregues i nevojës për respektim të ligjit dhe rregullave kushtetuese në procesin zgjedhor. Megjithatë, që në nisje të fjalës së tij, Berisha theksoi se Florian Binaj do të mbetet kandidati i opozitës, pavarësisht kur do të caktohet data e re për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë. Ai u shpreh se PD dhe opozita janë të vendosur ta mbështesin Binajn në çdo rast. Sali Berisha: U prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi qytetarët e...