Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas për paqen: Triumf i diplomacisë së Donald Trump
Partia Demokratike ka përshëndetur marrëveshjen e dakordësuar mes Izraelit dhe Hamasit, për Planin e Paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump. Përmes një deklarate zyrtare, PD thekson se marrëveshja e arritur, është pa dyshim një triumf të diplomacisë së Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt. ‘Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i planit të paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qëndrueshme në rajon’, thuhet në reagimin zyrtar të PD. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve...