Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuzohet për vrasje, Aurel Hoxhës i sekuestrohen 5 milionë euro pasuri: Lamborghini, Rolls Royce dhe…
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për sekuestro preventive mbi pasuri me vlerë 5 milionë euro, në pronësi të Aurel Hoxhës, i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, dhe Sajmir Kolaverit. Të dy akuzohen si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020. 36-vjeçari Aurel Hoxha i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, është shpallur në kërkim, ndërsa Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali. Vrasja është porositur nga Aurel Hoxha si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2012 në Londër, thotë SPAK. Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro dhe në të bëjnë pjesë subjekte tregtare, apartamente, biznese dhe makina luksoze, si Lamborghini dhe Rolls Royce, su dhe llogari të shumta bankare....