Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e pronarit të ‘Monopol’ Aurel Hoxhës
SPAK vendosi në sekuestro pasuritë në vlerën 5 milionë të Aurel Hoxhës, pronarit të ‘Monopol’ i cili akuzohet se porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të 2020, eshtrat e të cilit u zbulua rastësisht nga një banor në një fshat të Kurbinit. Vrasja në shenjë hakmarrjeje. Mes pronave të sekuestruara janë lokali “Monopol sh.p.k tek 'Myslym Shyri' ku Hoxha ishte pronar dhe i 13 apartamenteve dhe njësive, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, dhe 52 llogaritë bankare. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi...