Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nderimi i diktatorit Hoxha, Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin! Berisha: E futët me urdhër të Ramës
Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi ndjesë për debatet e shkaktuara pas përfshirjes së ish-diktatorit Enver Hoxha në një listë me personalitete të shquara të historisë shqiptare, ku Hoxha figuron si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”. Peleshi shpjegoi se bëhet fjalë vetëm për një përmendje informuese për ditëlindjen e Hoxhës, pa qëllim të lavdëronte apo të vlerësonte figurën e tij. Ai shtoi se Instituti Parlamentar do të rishikojë materialin për të shmangur keqkuptime të tjera. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver...