“Kanë pasur shumë borxhe”, avokati i Elvis Shkambit: Armën e kishte prej vitesh, ka punuar në disa institucione…

“Kanë pasur shumë borxhe”, avokati i Elvis Shkambit: Armën e kishte prej vitesh, ka punuar në disa institucione…

avokati kujtim ibra TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 personat e arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Elvis dhe Gjon Shkambi, si dhe roja i sigurisë Banush Koxhaj, kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e gjyqtarit, ndërkohë që avokati mbrojtës i autorit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me deklarimet e tyre në seancë. Avokati Kujtim Ibra, tha se Elvis Shkambi ka shprehur pendesë, dhe ka pretenduar se armën e mbante prej vitesh. Po ashtu ai tha se familja ka qenë e zhytur në borxhe, për shkak të shpenzimeve që kanë pasur seancat e gjata gjyqësore. “Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë...