A e nxiti Gjon Shkambi nipin që të kryente vrasjen? Avokati: Nuk kishte mundësi ta ndalonte, ishte duke dalë nga salla

A e nxiti Gjon Shkambi nipin që të kryente vrasjen? Avokati: Nuk kishte mundësi ta ndalonte, ishte duke dalë nga salla

gjon shkambi TIRANË- Avokati Kujtim Ibra, mbrojtësi ligjor i Elvis dhe Gjon Shkambit, ka folur pasi Gjykata e Tiranës la në burg dy klientët e tij, për vrasjen e gjyqtarit të apelit Astrit Kalaja. Ibra tha se Elvis Shkambi ka vepruar në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike, dhe xhaxhai i tij, Gjoni, nuk ka pasur rol në nxitjen e krimit. Sipas avokatit, Gjon Shkambi ka qenë duke dalë nga salla, në momentin që nipi i tij ka qëlluar ndaj gjyqtarit, dhe ndaj dy personave të tjerë që kanë qenë palë në proces. “Shtetasi nën hetim ka qenë totalisht i mpirë pas kryesrjes së krimit dhe ai ka pritur me qetësi forcat e policisë, pasi në ato momente i është rikthyer vetëdija. Më pas, ai ka...