Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LIVE! Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja! Peleshi: Do rishikojmë materialin për Enver Hoxhën
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot me 1 minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja. Në fjalën e tij, Niko Peleshi tha se Kalaja i shërbeu me devotshmëri e profesionalizëm drejtësisë dhe kujtimi i tij duhet nderuar. Peleshi pati edhe një sqarim për përfshirjen e Enver Hoxhës në botimin e Kuvendit, si një nga personalitetet e lindur në tetor. Ai iu përgjigj ankesë së Belind Këllicit duke thënë se i ka kërkuar sekretariatit ta rishikojë tekstin, edhe pse ai ka dalë nga Fjalori Enciklopedik si tekst neutral dhe pa asnje interpretim.