Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

Bota E Enjte, 9 Tetor 2025 09:08 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar këtë si fazin e parë të planit të paqes të propozuar nga administrata e tij. Në një deklaratë për mediat, Trump tha se Hamasi do të lirojë pengjet të hënën, duke shtuar se mes tyre përfshihen edhe trupat e disa të vrarëve. “Pengjet do të lirohen, ndoshta të hënën. Ata janë thellë në tokë. Po merren. Kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve,” – deklaroi presidenti amerikan. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shprehu kënaqësinë për miratimin e planit të paqes nga të dyja palët. “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli...