Kujdes, Von der Leyen: Rusia nuk vjen më me tanke, tashmë lufton me rrjete, dronë dhe frikë

Kujdes, Von der Leyen: Rusia nuk vjen më me tanke, tashmë lufton me rrjete, dronë dhe frikë

Incidentet e fundit me dronë tregojnë se Evropa po përballet me luftë hibride dhe duhet të shkojë përtej mbrojtjes tradicionale si kundërpërgjigje. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Europian. Von der Leyen nuk tha se Rusia ishte përgjegjëse për të gjitha incidentet, por tha se ishte e qartë se qëllimi i Rusisë është të “mbjellë përçarje” në Evropë. Zyrtarët evropianë tashmë ia kanë atribuar disa nga incidentet e fundit Moskës. “Mos u gaboni, kjo është pjesë e një modeli shqetësues të kërcënimeve në rritje. Në të gjithë bashkimin tonë, kabllot nënujore janë prerë, aeroportet dhe qendrat logjistike janë paralizuar nga sulmet kibernetike dhe zgjedhjet janë shënjestruar nga fushata e ndikimit keqdashës. Këto...