Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e NATO-s në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, policia njofton masat: Ja akset rrugore që do të bllokohen
Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik. Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit. Ndalohet qarkullimi i automjeteve në: Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin); Rrugën “Gjergj Filipi”; Aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për këmbësorët, do të jetë i mbyllur trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i...