Çmimi Nobel për Kimi fitohet nga tre shkencëtarë për punën në kornizat metalo-organike

Çmimi Nobel për Kimi fitohet nga tre shkencëtarë për punën në kornizat metalo-organike

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M Yaghi për punën e tyre në kornizat metalo-organike. Puna e të tre shkencëtarëve do të mund të përdoret për t’i luftuar disa prej problemeve më të mëdha në planet, përfshirë kontrollimin e dioksidit të karbonit, që mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike, apo edhe në zvogëlimin e ndotjes plastike, duke përdorur elementë kimikë. Të tre fituesit do të ndajnë një çmim prej 11 milionë krunave suedeze (rreth 1 milion euro). Puna e tre shkencëtarëve bazohet në atë se si mund të ndërtohen molekulat në struktura. Komiteti i Nobelit e ka quajtur punën e tyre “arkitekturë molekulare”. Të tre burrat kanë punuar për të ndërtuar konstruksione me hapësira të...