Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Bashkia Shkodër: Tolerancë zero ndaj ndotësve të hapësirave dhe prishjes së imazhit të qytetit
Bashkia Shkodër ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit. Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve. Altin Shabaj, Drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm. Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilje apo orendi shtëpiake në koshet e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve. Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin...