Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tentoi të kalonte një shumë parash të padeklaruar në Kakavijë, procedohet 51-vjeçari
Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur në tentativë për të nxjerrë nga Shqipëria një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara, shtetasin F. S.,51 vjeç, banues në Greqi. Pas kontollit të çantës së këtij shtetasi, policia ka gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë të pa deklaruar në konform ligjor, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.