Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV
Foto ilustruese SHKUP- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në një kontekst shoqëror dhe politik që vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, vlerësoi Zyra e OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor. Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune. Regjistri i votuesve mbulon afërsisht 1.83 milionë persona me të drejtë vote, nga të cilët 1.72 milion jetojnë në vend. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kandidatët janë kryesisht burra 277 (89.6%), ndërsa gra janë vetëm 32 (10.4%). Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së...