Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Apeloi dënimin, Pelicot: Dogan e dinte se Gisele ishte nën efektin e qetësuesve
Dominique Pelicot, i cili e drogoi ish-gruan e tij dhe ftoi dhjetëra të panjohur ta përdhunonin atë ka thënë para gjykatës se Husamettin Dogan që po apelon dënimit të tij ishte në dijeni se Gisele Pelicot ishte nën efektin e qetësuesve. Dogan është një nga 51 burrat e dënuar. Ai u dënua me nëntë vjet burg për përdhunimin e Gisèle Pelicot. Ai është i vetmi burrë që e kundërshton dënimin e tij, duke i thënë gjyqit të apelit: “Nuk kam pasur kurrë ndërmend ta përdhunoj atë zonjë.” Pelicot më tej në dëshminë e tij shtoi se 44-vjeçari, Dogan ishte në dijeni që në fillim dhe se shkoi në shtëpinë e tyre qëllimisht për të abuzuar Gisele. “Ai e kishte këtë informacion që nga fillimi”, tha Pelicot,...