Vrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë. Zbardhen akuzat edhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje

Vrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet shqiptari dhe 7 persona të tjerë. Zbardhen akuzat edhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje

Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, si trafikim droge, falsifikime, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal. Katër prej të arrestuarve janë dërguar në burg dhe katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, pas një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Brescias dhe Karabinierët, i cili zgjati mbi një vit. Në qendër të hetimit është një sulm i ndodhur më 1 mars 2024 në Montichiari, ku një biznesmen u qëllua tetë herë nga persona të maskuar. Ai i mbijetoi sulmit, por ndërroi jetë në shtator nga shkaqe të tjera. Autoritetet dyshojnë se një shqiptar me precedent penal ishte autori i tentativës për vrasje, ndërsa një oficer i Policisë Vendore të...