Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Një film, një ndarje dhe një ribashkim në tapetin e kuq, çfarë fshihet pas buzëqeshjeve të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?
Pavarësisht ndarjes së tyre, Ben Affleck vazhdon të mbështesë ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në karrierën e saj artistike. Aktorja dhe këngëtarja 56-vjeçare luan rolin kryesor në filmin muzikor Kiss of the Spider Woman, i cili u shfaq premierë të hënën, më 6 tetor, në Nju Jork. Affleck, 53 vjeç, ishte i pranishëm në këtë event surprizë, si bashkë-producent i filmit përmes kompanisë së tij Artist Equity, të cilën e themeloi me mikun dhe bashkëpunëtorin Matt Damon. Dyshja, që u divorcua në fillim të vitit 2025, u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe u panë duke biseduar miqësisht. Lopez falënderoi publikisht Affleck për kontributin e tij në realizimin e filmit: “Ky film nuk do të ishte bërë pa Benin dhe pa Artist Equity,” tha ajo....