Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të hënën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë” . Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë. “Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar, S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katër dhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë...