Vr@sja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Vr@sja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Policia ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë ngjarje tronditëse. Njoftimi: Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes. Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet...