Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Do martoj vajzën, jam i lumtur”, biseda e fundit të gjyqtarit Astrit Kalaja para se të ekzekutohej: Mezi pres atë ditë
Gjyqtari Astrit Kalaja, u ekzekutua dje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, i cili humbi jetën pas atentatit. Vrasja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku përveç gjyqtarit janë plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. Një koleg i gjyqtarit Kalaja ka rrëfyer bisedën e fundit që bëri me të, para seancës që rezultoi fatale për të. “Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë,” ishte shprehur ai. Gjyqtari Kalaja u qëllua me tre plumba dhe ndërroi jetë në vend. Pas krimit, autori doli nga ambientet e Gjykatës dhe pa u larguar shumë, iu dorëzua një patrulle policie duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur.