Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pamjet filmike, Elvis Shkambi qëllon nga afër gjyqtarin/ Një plumb bëri rikoshet, hyri në kompjuterin e sekretares
Nga Elton Qyno/ Momente të rënda kanë arritur të regjistrojnë kamerat e sallës së gjykimit në Gjykatën e Apelit, që dje u kthye në një skemë krimi. Imazhe tronditëse që nëse do shfaqeshin në publik do drithëronin këdo që do i shihte. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Astrit Kalaja, është qëlluar teksa ndodhej në këmbë duke lexuar vendimin përfundimtar “NË EMER TË REPUBLIKËS” për një çështje kundërshtim të veprimeve përmbarimore. Në pamjet filmike të regjistruara nga kamera e brendshme e sallës së gjykimit, Elvis Shkambi, dukshëm shfaqet duke mbushur armën dhe më pas ashtu siç ishte në këmbë qëllon në drejtim të gjyqtarit që lexonte vendimin. Plot 4 të shtëna arme të ardhura me intensitet, kanë sjellë vdekje e menjëhershme të gjyqtarit, Astrit Kalasë....