Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qazim Laçi: Ndeshja me Serbinë vendimtare, por objektiv është trepikëshi
Adriatik BALLA Serbia ka një skuadër që vlerësohet më cilësore se përfaqësuesja e Shqipërisë dhe kompanitë e basteve i japin më shumë shanse Serbisë të fitojë përballë kuqezinjve më 11 tetor. Por të gjithë e dinë që ky është një derbi ballkanik, ku përbërja e grupeve, pozitat në renditje dhe shumë gjëra të tjera nuk kanë vlerë në fushë. Përballja pritet të jetë e fortë dhe e rëndësishme dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë futbollistët që do të kenë barrën e përgjegjësisë në fushën e lojës. Dje në konferencë shtypi nga kuqezinjtë doli për të folur edhe mesfushori dibran Qazim Laçi, i cili pranoi se kjo është një përballje vendimtare dhe se nevojitej fitorja për të ecur përpara. Sikurse pranohet gjerësisht brenda kampit...