Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Opozita bllokon rregullat për zgjedhjet në KQZ, burime për Top Channel: PS në Kolegjin Zgjedhor për zgjidhjen e ngërçit
Enigma e kandidatit u zgjidh, por bllokimi i rregullave të zgjedhjeve të pjesshme të nëntorit në KQZ nuk u ndal. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se dy anëtarët e propozuar nga opozita në Komisioni Rregullator Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj refuzuan të bashkojnë votat me koleget e mazhorancës duke bllokuar miratimin e akteve për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki. Opozita këmbënguli në diferencimin e Tiranës nga Bashkitë e tjera deri kur Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit për dy pasdite e Erion Veliaj. Por, një propozim i tillë u vlerësua si i pavend nga kryetarja e Komisionit Ilirjana Nano me argumentin se trupa e Rregullatorit nuk mund të vendosë në dyshim aktet presidenciale. Në kushtet e bllokimit të akteve në rregullatorit...