Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Aksident me vdekje në aksin Mamurras-Milot, humb jetën këmbësori
Foto ilustruese MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras-Milot. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet përplasi për vdekje këmbësorin, duke i shkaktuar vdekjen. Këmbësori ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa si pasojë e goditjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat.