Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Inspektori i Lartë i Drejtësisë për vr*sjen e gjyqtarit Kalaja: Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë
Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mnë Tiranë, nga Elvis Shkambi. Deklarata e plotë Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe plagosja e dy qytetarëve nga të shtënat me armë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit e këtij akti kaq të rëndë. Tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek...