Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, reagon Kryetari i Kuvendit, Peleshi: Krim i rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pas një atentati me armë brenda ambienteve të institucionit. Peleshi e cilëson vrasjen si një akt të rëndë dhe krejtësisht të papranueshëm në një shtet që funksionon mbi bazën e ligjit. “Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, në ambientet e gjykatës është një ngjarje tragjike dhe krejtësisht e papranueshme në një shtet të së drejtës,” deklaron ai. Kreu i Kuvendit thekson se ky akt kriminal nuk është thjesht një sulm ndaj një individi, por një krim ndaj gjithë sistemit të drejtësisë dhe autoritetit të shtetit, duke kërkuar ndëshkimin më të rreptë sipas ligjit për autorin. “Ky krim që i mori...