Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Apelit: Ngjarja e rëndë! Të forcohen masat e sigurisë në ambientet gjyqësore

Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Apelit: Ngjarja e rëndë! Të forcohen masat e sigurisë në ambientet gjyqësore

Gjykata e Apelit ka reaguar pas ekzekutimit me armë të gjyqtarit Astrit Kalaja   DEKLARATË PËR MEDIA E GJYKATES SE APELIT:    Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit.  Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.  Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.  Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo...