Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Izraeli dëbon Greta Thunbergun dhe 170 aktivistë të tjerë
Izraeli tha se ka dëbuar aktivisten Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë që ishin pjesë e flotës që javën e kaluar ndaloi që të shkonin për në Gazë për të dërguar ndihma humanitare. Izraeli tha se aktivistët janë dëbuar për në Greqi dhe Sllovaki. Më herët, aktivistët nga Zvicra dhe Spanja që ishin pjesë e flotës, thanë se iu nënshtruan kushteve çnjerëzore gjatë ndalimit nga forcat izraelite. Dëbimet e 6 tetorit bëjnë që numri i përgjithshëm i të dëbuarve të arrijë në 341. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të ndaluarve nga flota me shumë anije me ndihma është 479. Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi një deklaratë, së bashku me një fotografi të Thunbergut në aeroport, duke thënë se të drejtat ligjore të gjithë...