Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në ambjentet e Gjykatës së Apelit. Bardhi e cilëson ngjarjen si më të rëndën në 35 vite demokraci dhe kërkon dorëheqjen e dy ministrave përgjegjës. “Ngjarja kriminale që ndodhi në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, është prej atyre që të lënë pa fjalë. Një akt i pashoq që trondit themelet e sistemit të drejtësisë dhe të rendit demokratik,” – tha Bardhi në një deklaratë për mediat. Duke shprehur ngushëllime familjes së gjyqtarit dhe komunitetit të juristëve, Bardhi bëri thirrje për dënim maksimal ndaj autorit të ngjarjes. Ai paralajmëroi se vetëgjyqësia, e nxitur sipas tij nga sulmet e Kryeministrit...