Reagimi i Berishës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt kriminal që tregon kontrollin e rendit nga krimi

Reagimi i Berishës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt kriminal që tregon kontrollin e rendit nga krimi

Ish-Kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit. Ai e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal të rëndë dhe një tregues të drejtpërdrejtë të pasigurisë së thellë që ka përfshirë vendin. “Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja. Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar brenda sallës së gjyqit ndaj gjyqtarit Kalaja, i cili ndërroi jetë nga plagët brenda pak minutash,” – shkroi Berisha në reagimin e tij. Ai i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit, duke dënuar ashpër ngjarjen që tronditi sistemin e drejtësisë dhe gjithë opinionin publik. “Dënoj me forcën më...