Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’
Më 19 janar 2022, protesta e Ledion Mziut mbi çatinë e shtëpisë së tij në rrugën 5 Maji u ndërpre brutalisht përpara se godina të rrafshohej nga makineritë e rënda të IKMT-së për t’i hapur vend projektit të kullave “Tirana Riverside” buzë lumit të Tiranës. Mbi dhjetë policë e tërhoqën zvarrë 33-vjeçarin nga çatia dhe e lidhën këmbë e duar, përpara se ta nxirrnin nga shtëpia 3-katëshe e familjes. Më herët, policia kishte shoqëruar babanë e Ledionit dhe kishte nxjerrë me forcë anëtarët e tjerë të familjes. E mbetur pa strehë, familja Mziu u shpërnda në tre shtëpi të ndryshme me qira, përpara se fillimisht i vëllai dhe më pas Ledioni të emigronin njëri pas tjetrit në Itali. Por përpara se të largohej nga vendi,...