Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike

Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike

Është finalizuar këtë të hënë operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”. Një 29-vjeçar është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine një personi tjetër, i cili gjithashtu është arrestuar. Blerësi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas njoftimit zyrtar është sekuestruar një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari. NJOFTIMI: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.    Gjatë operacionit, në rrugën...