Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Greqi, autori qëlloi për vdekje pronarin 70-vjeçar të një kampingu dhe punonjësin shqiptar rreth të 50-ave
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në zonën turistike të Foinikountës, në Mesinia, ku dy persona u vranë me armë zjarri brenda një kampingu që është aktualisht në funksion.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë pronari 70-vjeçar i kampingut dhe një mik i tij, rreth 50-55 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në biznes. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Ngjarja ndodhi brenda recepsionit të kampingut, kur një person i panjohur hyri në ambient dhe qëlloi për vdekje pronarin, që ndodhej aty në atë moment. Sulmi ndodhi para syve të 55-vjeçarit, i cili tentoi të largohej, por autori e qëlloi edhe atë për vdekje.Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI...