Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“E tallnin, i thonin fshatare”, vajza 14-vjeçare hidhet nga kati i tretë i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht, ajo po trajtohet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e saj ka dhënë një dëshmi tronditëse, duke pohuar se vajza është dhunuar dhe bullizuar nga fëmijë të lagjes. “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës...