Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rubio: Lufta në Gazë nuk ka përfunduar, prioritet lirimi i pengjeve
Bota E Diel, 5 Tetor 2025 18:37 Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të dielën se lufta në Gazë nuk ka përfunduar ende, duke e përshkruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi si fazën e parë drejt përfundimit të konfliktit, sipas një plani amerikan të paqes prej 20 pikash. Hamasi, një grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, ka qenë në qendër të konfliktit që nisi më 7 tetor 2023, kur militantët e tij sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Në një intervistë për rrjetin amerikan NBC, Rubio tha se Hamasi ka rënë dakord “në parim” me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për kornizën e lirimit...