Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet në Çeki, analiza nga ‘The Guardian’: A mund të formojë një qeveri të qëndrueshme Andrej Babiš pas fitores?
Populisti miliarder çek, Andrej Babiš, ka nisur bisedimet për krijimin e një qeverie të re, pas një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të premten dhe të shtunën në Republikën Çeke. The Guardian analizon se, edhe pse partia e tij ANO (Po) doli forcë e parë me 34.5% të votave dhe siguroi 80 vende në parlamentin prej 200 anëtarësh, mungesa e shumicës absolute e vë atë përballë sfidave serioze për krijimin e një qeverie të qëndrueshme. Presidenti çek, Petr Pavel, ka pritur në takim Babiš-in, ndërsa ky i fundit ka njoftuar se do të zhvillojë negociata me drejtues të partive të tjera, për të eksploruar mundësitë për mbështetje. “I kam premtuar presidentit se do t’i paraqes një zgjidhje që është në përputhje me...